Futboll

Video/ FSHF mesazh femrave që duan të bëhen gjyqtare: Bashkohuni me ne

Nëse dikur përfshirja e femrës në futboll dukej një tabu në vendin tonë, duke e konsideruar si një sport vetëm për meshkujt, sot është një realitet. Nisja e një veprimtarie futbollistike për femra në Shqipëri konsiderohet si një kapërcim i madh i mentalitetit dhe traditës. Femrat shqiptare e kanë patur prej dekadash shumë të vështirë të qëndrojnë në shkallët e stadiumeve e jo më pastaj të jenë vetë protagoniste të fushës së blertë të futbolli

https://www.facebook.com/FederataShqiptareeFutbollit/videos/292626808490467/

Tashmë ne kemi jo vetëm kampion futboll femrash, por edhe një numër të konsiderueshme gjyqtaresh që gjykojnë ndeshje edhe në kampionatin e meshkujve. Federata Shqiptare e Futbollit në kuadër të fushatës për përfshirjen e femrave në futboll,  ka bërë një postim ku gjyqtaret shqiptare kanë dhënë një mesazh lidhur me pjesëmarrjen e femrave në këtë sport.

“Deri dje në Shqipëri, femra në futboll dukej një gjë e rrallë dhe ndryshe. Sot, ky realitet është tejkaluar. Femrat janë edhe drejtuese ndeshjesh, pra arbitre futbolli. Dhe prej vitesh edhe arbitre ndërkombëtare. Ky është një realitet i ri. Një risi për futbollin dhe për shoqërinë shqiptare. #Vajza, bashkohuni me ne! Me familjen e madhe të futbollit!”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë