Futboll

Video/ Faktori Uzuni, Ferencvaroshi pranë grupeve të Ligës së Kampionëve

Myrto Uzuni vazhdon të jetë protagonist me Ferencvaroshin në Ligën e Kampionëve. Në ndeshjen e parë të “Play-off” ndaj norvegjezëve të Moldes, skuadra e tij barazoi 3-3 dhe beratasi shënoi golin e dytë për hungarezët. Lojtari i Kombëtares realizoi me një gjuajtje me kokë në pjesën e dytë dhe ky është goli i dytë pas atij me Dinamon e Zagrebit, që i dha kualifikimin Ferencvaroshit.

Faza e “Play-off”-it zhvillohet me dy ndeshje dhe Ferencvaroshi, pas barazimit 3-3 në Norvegji, është shumë pranë ëndrrës së kalimit në grupet e Ligës së Kampionëve. Nëse kjo ndodh pas ndeshjes së kthimit, patjetër që Uzuni do të ketë një meritë të veçantë. Ai ka qenë gjithmonë titullar në formacionin e trajnerit Sergej Rebrov dhe ka shënuar gola me peshë në turet eliminatore.

https://twitter.com/Fradi_HU/status/1309013765883678720?s=20
Golat e Ferencvaroshit ndaj Moldes. Gazeta Si, 24 shtator 2020

Ferencvaroshi ka pasur një ecuri shumë të mirë, duke eliminuar emra të mëdhenj të futbollit europian, siç janë Selltiku dhe Dinamo e Zagrebit. Tani duket se i njëjti fat e pret edhe Molden. Myrto Uzuni kaloi gjatë merkatos së verës në Hungari nga kampionati kroat dhe investimi prej 1.8 milionë eurosh nga Ferencvaroshi ia ka vlejtur. Sulmuesi beratas është një nga futbollistët më në formë të Kombëtares për momentin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë