Gazeta Si- Ekuadori është gjithnjë e më shumë në kaos dhe një hap larg luftës civile. Pas vendimit të presidentit të vendit, Daniel Noboa për të dekretuar një gjendje të jashtëzakonshme, disa organizata të trafikut të drogës kryen një sërë veprimesh hakmarrëse në të gjithë vendin.
Një komando hyri në studion e një kanali publik në qytetin e Guayaquil drejtpërdrejt në TV. Në të gjithë vendin janë raportuar përleshje, plaçkitje në qendra tregtare dhe makina të djegura.
Ndërkohë Peruja ka urdhëruar dërgimin e menjëhershëm të forcave speciale të policisë në kufirin me Ekuadorin.
BREAKING: Chaos and panic as gunmen enter and try to kidnap people from University of Guayaquil in Ecuador
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) January 9, 2024
pic.twitter.com/rRwv5prPCf
Të martën pasdite, një grup burrash të armatosur me kapuç hynë në një studio të kanalit publik të drejtpërdrejtë në qytetin e Guayaquil, i cili ka qenë epiqendra e dhunës prej muajsh.
Në pamjet dramatike të transmetuara drejtpërdrejt, të cilat bënë xhiron e botës në rrjetet sociale, sulmuesit, të veshur me tuta sportive dhe të mskuar, duke mbajtur në duar granata dhe automatikë, shiheshin duke marrë peng disa gazetarë dhe teknikë, duke i kërcënuar me vdekje.
Pas gjysmë ore paniku, dritat e studios janë fikur dhe vetëm mbërritja e forcave speciale të policisë është dëgjuar: siç u raportua më pas, efektivët arritën të lirojnë pengjet.
Gjatë sulmit në TV, presidenti Daniel Noboa deklaroi se në vend po ndodhte një “konflikt i brendshëm i armatosur”, duke kërkuar me dekret vendosjen dhe ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të sigurisë kundër krimit të organizuar.
Noboa identifikoi si "terroristë" dhe "aktorë joshtetërorë" disa nga organizatat më të fuqishme kriminale të trafikut të drogës aktive në territor: Aguilas, AguilarKiller, AK47, Dark Knights, ChoneKiller, Choneros, Corvicheros, Cuartel de las Feas, Cubanos, Fatales , Gánster , Kater Piler, Lagartos, Latin Kings, Lobos, Los p .27, Los Tiburones, Mafia 18, Mafia Trébol, Patrones, R7 dhe Tiguerones.
Pas sulmit në TV dhe njoftimit të Noboa, dhuna shpërtheu në Guayaquil: disa sulme kundër popullsisë civile dhe policisë u regjistruan gjatë ditës.
Një stacion policie u godit nga një sulm, ndërsa dy punonjës të sigurisë në një qendër tregtare u qëlluan për vdekje nga kriminelët për pengimin e hyrjes në ambientet e mbushura me njerëz.
Në total pati 8 të vdekur dhe 2 të plagosur, ndërsa 14 persona u arrestuan.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.