Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, ka shënuar 2 gola për Barcelonën B në ndeshjen në transfertë me Prat, që përfundoi në barazim, 2-2. Futbollisti lushnjar ishte protagonist për katalanasit, teksa u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në të dy rastet.
Min. 49. GOOOOOOOOL DE REY MANAJ!
— Pol Martínez (@PolMartinez1) February 17, 2021
AE PRAT 0 - BARÇA B 1 pic.twitter.com/qj8038BHk4
Manaj i dha avantazhin skuadrës së tij pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë, por Prat barazoi shpejt. Kur kishin mbetur 9 minuta nga përfundimi i ndeshjes, Manaj realizoi sërish me penallti, por Barcelona B nuk mundi ta ruante avantazhin, duke u kënaqur me barazimin.
Min 80. GOOOOOOOOOL DE REY MANAAAAAJ! El segon des dels 11 metres!
— Pol Martínez (@PolMartinez1) February 17, 2021
AE PRAT 1 - BARÇA B 2 pic.twitter.com/RZehIv3eSZ
Nga sulmuesit e Kombëtares, është pikërisht Manaj ai që gëzon një formë mjaft të mirë. Në muajin mars Shqipëria nis kualifikueset e Botërorit dhe trajneri Edi Reja me siguri do të mbështetet te Manaj, ashtu siç bëri edhe në Ligën e Kombeve, kur sulmin ia besoi lushnjarit dhe Cikalleshit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.