Futboll

Video/ Dopieta e Dejvi Bregut nuk mjafton, Teuta barazon me Kukësin

Java e 21-të e Superiores ka nisur me një barazim 2-2, që mund t’i vlejë Kukësit, ndërsa për Teutën janë 2 pikë të shpërdoruara në garën për titullin kampion. Sfida në “Niko Dovana” nuk ka nxjerrë fitues. Dy golave të Dejvi Bregut, skuadra e Josës i është përgjigjur me Eze dhe gjerogjianin Tsintsadze, duke dalë me një pikë nga kjo transfertë e vështirë.

Bregu fitoi një penallti në minutën e 34-t dhe e ktheu në gol po vetë, duke i dhënë avantazhin skuadrës durrsake. Në pjesën e dytë, kur kishin mbetur 20 minuta lojë, edhe Kukësi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë me Patrik Eze, duke barazuar shifrat në 1-1.

Pa kaluar 2 minuta, Bregu i dha avantazhin Teutës. Vlonjati ekzekutoi saktë një goditje dënimi në pozicion ballor me portën, duke e dërguar topin në rrjetë. Por nuk ishte e thënë që skuadra e trajnerit Edi Martini të dilte me fitore nga kjo ndeshje e rëndësishme. Kukësi shmangu humbjen pak minuta para fundit me mesfushorin gjeorgjian Tsintsadze.

Java e 21-të vazhdon nesër me kryendeshjen Vllaznia-Teuta, si dhe sfidat e tjera Partizani-Laçi, Bylis-Skënderbeu dhe Kastrioti-Apolonia. Vllaznia kryeson renditjen me 41 pikë, e ndjekur nga Partizani dhe Teuta me nga 37 pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë