31-vjeçari Alan Rushel ishte në bordin e avionit LMI2933, i cili u rrëzua tragjikisht afër Medelinit, kryeqytetit kolumbian në nëntor 2016, në bordin e të cilit udhëtonte skuadra braziliane që do të luante në finalen e Kupës së Amerikës së Jugut të Europa League.
Ai ndërroi vendet në avion përpara se ai të rrëzohej dhe për fat mbijetoi, e nxorrën nga rrënojat. Mbrojtësi i majtë Rushel ishte i huazuar te Chapecoense në atë kohë dhe ishte një nga vetëm gjashtë të mbijetuarit e asaj tragjedie, midis të cilëve tre ishin lojtarë. Gjithsesi, ai është i vetmi që ende luan futboll, pasi bëri një rikuperim të jashtëzakonshëm nga një dëmtim në shpinë, pas rrëzimit të avionit që u mori jetën 19 shokëve të ekipit.
Nëse Chapecoense do të fitonte me dy gola diferencë ndaj Confianca, shpallej kampione e Brazilit në Seria B. Rivalët më të afërt të tyre, America Mineiro kishte fituar 2-1 me Avai. Deri në minutën e 96-të rezultati ishte 2-1. Një penallti në fund i dha mundësinë skuadrës së Chapecoense të shënonte dhe të festonin gjatë. Anselmo Ramon, autor edhe i golit të parë, e çoi topin në rrjetë me një “panenka” që ai dhe tifozët e Chapecoense do ta mbajnë mend gjatë. Përrallë! Këto ndodhin vetëm në Brazil!
Chapecoense need to score in the last minute to win Serie B.
— Goal (@goal) January 30, 2021
They get a penalty... 😎😎😎pic.twitter.com/pWFkXTo42G
Kapiteti Rushel, kontrata e të cilit skadon të shtunën, tha: “Falënderojmë Zotin për këtë mundësi. Së pari, të na ketë dhënë shëndet dhe gjykim për të kaluar gjithçka që ndodhi këtu. Jam shumë i lumtur që kam shkruar emrin tim përsëri në historinë e klubit.”
Më pas, ai ia kushtoi fitoren ish-presidentit të klubit, i cili vdiq për shkak të koronavirusit në dhjetor: “Dua t’ia kushtoj këtë fitore Paulo Magro, i cili fatkeqësisht na la. Ne e dimë sa vuajti me ne, sa u përpoq të organizonte këtë klub”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.