Futboll

VIDEO/ Champions, Juventus dështon sërish, Varane “eleminon’’ Realin

Në Torino ndodh ajo që nuk pritej, Lyon ia ka dalë të eliminojë Juventusin dhe kalon në çerekfinale të Ligës së Kampioneve, me bardhezinjtë që dështojnë përsëri në këtë kompeticion. Pavarësisht fitores 2-1 ndaj Lyon në Torino, nuk ka mjaftuar që të kualifikohet, pasi skuadra e Garcias komplikoi gjërat për bardhezinjtë që pësuan një gol me penallti në minutën e 12-të, pas një ndërhyrje në zonë të Bentancur. Arbitri pasi e konfirmoi me VAR, nën protestat e Sarrit, i dha mundësinë Depay të realizonte nga pika e bardhë.

https://streamable.com/t5f4sl

Ronaldo merr situatën në dorë dhe arriti të mbajë bardhezinjtë në lojë. Ishte portugezi i cili barazoi në minutën e 42-të përsëri me penallti dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. E dyta nisi menjëherë me bardhezinjtë në sulm, të cilët ia dolën të përmbysin rezultatin falë një predhë të Ronaldos në minutën e 59-të nga jashtë zone e cila përfundoi në rrjetë.

Megjithatë edhe pas rasteve të shumta, italianët nuk ia dolën të shënonin golin vendimtar dhe goli i Depay në fushë kundërshtare i jep çerekfinalet Lyonit, ku do të kenë përballë një nga skuadrat më të forta, Manchester Cityn. Në këtë mënyrë Maurizio Sarri e mbyll sezonin vetëm me fitimin e titullit, duke humbur finalen e Kupës, finalen e Superkupës dhe duke u larguar nga Champions që në fazën e 1/8.

Çerekfinalja tjetër do të jetë Manchester City-Lyon. Në Etihad Stadium, City mposhti 2-1 Real Madrid, duke përsëritur rezultatin e ndeshjes së parë në Bernabeu. Ndeshje e dominuar nga anglezët, por edhe gola të falur nga Real Madridi. Nata e Varane, ose më saktë, nata horror e Varane, që “tradhtoi” Realin në momentin më vendimtare të sezonit. 

https://streamable.com/lr80no

Goli i parë erdhi nga një gafë e Varane, i cili në minutën e 9-të me një gafë në mbrojtje, i rrëmbehet topi nga Jesus, i cili pason te Sterling dhe ky i fundit nuk e ka të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë. Real nuk u dorëzua, por në minutën e 28-të Benzema pas një krosimi perfekt nga Rodrygo, ia del ta dërgojë topin në rrjetë për të barazuar rezultatin.

Pjesa e dytë ishte e rezervuar vetëm për vendasit, të cilët edhe pse kishin disa raste të pastra, përsëri shënuan falë një tjetër gafe të Varane. Një top i kthyer pa forcën e duhur drejt Courtoisi jep mundësinë Jesus të shënojë golin e dytë dhe të vulosë kualifikimin për Cityn me rezultatin e përgjithshëm 4-2.

https://twitter.com/Noreaga55/status/1291833918388350979

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë