Futboll

VIDEO/ Bie Inter, Gjimshiti protagonist në fitoren ndaj Liverpool

Real Madrid e ka fituar edhe finalen e dytë kundër Interit, me rezultatin e pastër 0-2. Zikaltrit janë me një këmbë jashtë Champions League, pasi Borussia M’Galdbah fitoi edhe sot. Eden Hazard ka zhbllokuar ndeshjen nga pika e bardhë pas një penalltie të fituar nga Nacho, me vendimin e arbitrit që është pasuar nga protestat e lojtarëve të Conte-s. Belgu është bërë lojtari i dytë i Real Madrid që shënon një gol në transfertë kundër Inter-it në Champions League pas Clarence Seedorf në nëntorin e 1998-ës. Vidal u ndëshkua me karton të kuq për protesta që në pjesën e parë dhe Rodrygo për Realin shënoi edhe golin e dytë, duke vulosur fitoren. Kjo humbje e lë Inter-in në vendin e fundit të grupit me dy pikë, gjashtë larg kreut të renditjes, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur në fazën me grupe.

https://streamable.com/iqk6zj

Bayerni nuk fal asgjë, pavarësisht se kryeson i shkëputur nga ekipet e tjera. Ekipi gjerman fitoi me rezultatin 3-1 ndaj Salzburgut, ndërsa ngec sërish Atletico Madridi. Ekipi spanjoll barazoi me rezultatin 0-0 ndaj rusëve të Lokomotivës së Moskës në shtëpi.

Befasi e madhe në Anfield Road. Atalanta dominon përballë Liverpool, duke e mposhtur 2-0 në shtëpi. Kampionëve të Anglisë me shumë ndryshime në formacion nuk i ka bërë punë as rikthimi i Salah, pas kalimit të Covid. Ilicic dhe Gosens kanë vënë përfund Reds në harkun e katër minutave duke hapur krejtësisht grupin. Në fushë për 90 minuta ishte Berat Gjimshiti, i cili dhuroi një paraqitje të shkëlqyer , duke mos lënë aspak hapësira në zonën e tij në difensivë.

CHAMPIONS LEAGUE – GRUPI A

Atletico Madrid 0 – 0 Lokomotiv Moscow

Bayern Munich 3 – 1 Salzburg

CHAMPIONS LEAGUE – GRUPI B

Borussia Moenchengladbach 4 – 0 Shakhtar Donetsk

Inter 0 – 2 Real Madrid

CHAMPIONS LEAGUE – GRUPI C

Olympiacos 0 – 1 Manchester City

Marseille 0 – 2 FC Porto

CHAMPIONS LEAGUE – GRUPI D

Ajax 3 – 1 FC Midtjylland

Liverpool 0 – 2 Atalanta


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë