Futboll

VIDEO/ Bayern Munich mposht Borussia Dormund dhe ”hipotekon” titullin

Bayern Munich ka hipotekuar titullin, duke mposhtur Borussia Dormund, në duelin për kreun e kampionatit dhe u shkëput nga verdhezinjtë 7 pikë. Ndeshja nisi me ritëm të lartë, ku nuk munguan rastet nga të dyja palët. Fati i ndeshjes u vendos në minutën e 44-të nga mesfushori gjerman, Kimmich, që gjeti rrjetën me një goditje shumë të bukur parabël nga jashtë zone, duke i dhuruar tri pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij.

Pavarësisht pritshmërisë, Haaland, Hakimi dhe Sancho nuk ia dolën të rrezikonin bavarezët. Një ditë për tu harruar për norvegjezin, i cili përpos faktit që nuk rrezikoi asnjëherë portën e Neuer, ka qenë i detyruar të largohet nga fusha për shkak të një dëmtimi muskulor.

Me këtë fitore Bayern Munich arrin kuotën e 64 pikëve, ndërsa Dortmund me 57 pikë mbetet në vendin e dytë.

https://twitter.com/OfficialSfreak/status/1265334432065622020

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë