Futboll

VIDEO/ Bayern fiton me vështirësi ndaj Lokomotivës, Inter ndalet nga traversa

Mbyllen dy ndeshjet e parë të mbrëmjes së sotme në Champions League. Bayern Munchen fitoi 1-2 në Rusi kundër Lokomotivës së Moskës, teksa Interi i Contes nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola, duke u ndalur dy herë nga traversa.

Në raundin e dytë të Grupit B skuadra e Contes barazon 0-0 me Shakhtar Donetsk e komplikon kështu ecurinë për kalimin e grupit, pas 2-2 në debutim me Gladbach. Në Kiev, në pjesën e parë zikaltrit bënë praktikisht gjithë ndeshjen, por traversa, fillimisht në të djathtën fluturimthi të Barella, pastaj në goditjen e dënimit të Lukakut nuk i lejoi italianëve avantazhin. Në pjesën e dytë Martinez gaboi një gol me portën e boshatisur, pastaj ukrainasit u mbyllën prapa duke e gozhduar rezultatin në 0-0. Shakhtar i pari në grup.

https://streamable.com/y69j69

Bayern arriti fitoren e dytë në fazën e grupeve. Kampionët në fuqi kaluan rusët 2-1 në përfundim të një ndeshje më të komplikuar se ishte parashikuar: vendimtar goli në të 79’ i Kimmich, pas avantazhit të parë në një aksion spektakolar të finalizuar nga Goretzka (13’) e barazimit provizor të Miranchuk në të 70’. Bayern udhëheq kështu Grupin A me pikë të plota.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë