Futboll

Video/ Bayern e Dortmund në krye të Bundesligës, poker i Real Madrid ndaj Huesca

Në pritje të Leipzig, Bayern Mynih e Borussia Dortmund fluturojnë në krye të Bundesligës. Kampionët e Europës fituan 2-1 në fushën e Koln falë penalltisë së Muller e golit të Gnabry. Verdhezinjtë, pa Haaland, u imponuan 2-0 në shtëpinë e Arminia Bielefeld falë dygolëshit të Hummels. Goli i André Silva eviton humbjen e Eintracht Frankfurte, që barazoi 1-1 me Werder Bremen. Fitoi edhe Augsburg: 3-1 ndaj Mainz.

https://www.youtube.com/watch?v=fMjhpvs_-q0

Real Madrid përsëritet në Liga, pas suksesit në Clásico, e tani vë në shënjestër Interin, me të cilin do të përballet të martën në Champions League. Në Valdebebas përfundon 4-1 në favor të kampionëve të Spanjës, që tani kryesojnë kampionatin spanjoll. Ndeshja u sigurua në pjesën e parë me golat e Hazard e Benzema. Në pjesën e dytë vazhdoi monologu blancos falë golave të Valverde e sërish Benzema, të ndërprera nga rrjeta e Ferreiro.

https://www.youtube.com/watch?v=ibI_8ykDVDs

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë