Futboll

VIDEO/ Barazim i thatë në Durrës, Kukësi fiton për Gegën

Teuta-Vllaznia u mbyll me barazimin e bardhë 0-0. Të dy ekipet u treguan të kujdesshme dhe nuk rrezikuan shumë, pasi e rëndësishme ishte të mos humbisnin. Një ndeshje shumë e luftuar, që mund të zhbllokohej që në fillim nga Kruja. Gjithsesi nuk ia doli dhe Teuta u mundua shumë të hiqte mallkimin e ndeshjeve brenda. Tre barazime për “Djemtë e Detit” dhe sërish nuk shënojnë dot, pasi ngecën me Kukësin në fundjavë. Vllaznia madje luajti me një lojtar më pas për më shumë se 20 minuta, por as kjo nuk bëri diferencën.

https://streamable.com/o0r6y3

Ne ndeshjen tjetër, Kukësi ka mposhtur Laçin, duke fituar me rezultatin e ngushtë 0-1 në stadiumin “Elbasan Arena”. Ka mjaftuar një gol i shënuar nga Ibrahimi në minutat e fundit të pjesës së parë. Takimi ka qenë relativisht me ritëm të lartë, ku nuk kanë munguar rastet për gola nga të dyja skuadrat. Deri në fund ndeshjes, kurbinasit u munduan të barazonin, por pa rezultat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë