Atletico Madrid mposht 1-0 Barcelonën e arrin Real Sociedad në krye të Ligas (me një ndeshje më pak): vendos një gol i Carrasco në kohën shtesë të pjesës së parë, në një gabim të pabesueshëm në dalje të Ter Stegen. Ngadalëson Real Madrid, kundërshtari i ardhshëm i Inter në Champions, 1-1 me Villarreal: Mariano Diaz hapi serinë e golave në të 2’, Moreno barazoi me penallti në të 76’. Sevilla mposhti Celta 4-2, ndërsa Levante-Elche përfundoi 1-1.
Skuadra e Simeones kërkonte me cdo kusht fitoren në ndeshjen më të rëndësishme të javës në La Liga, përballë Barcelonës, për të arritur në krye të renditjes Real Sociedad e për të patur pastaj një ndeshje në dispozicion për të nisur shkëputjen, duke qenë se ka luajtur një takim më pak se baskët. Katalanasit në krizë të plotë shpresonin tek Messi për të dalë me sukses nga Wanda Metropolitano, ku për më tepër mungonte Luis Suarez, për shkak të infektimit me Covid. Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e fundit shtesë të pjesës së parë, ku një kundërsulm i djemve të Simeones u finalizua nga belgu Carrasco, ndërkohë që përgjegjësi të madhe ka edhe portieri gjerman ter Stegen, që tentoi të ndërhynte pothuajse në mesfushë.
Pa Benzema, Casemiro, Jovic e Sergio Ramos, Real Madrid nuk arriti të fitojë në Estadio de la Ceramica e për javën e dytë radhazi mungon në takimin me tre pikët. Pavarësisht mungesave, iu deshën vetëm 120 sekonda blancos për të kaluar në avantazh: Carvajal krosoi për Marianon e numri 24 me kokë kaloi në avantazh madrilenët. U duk një ndeshje e vendosur, por gjërat u komplikuan në të 75’, kur Courtois ndaloi në mënyrë të gabuar Chukwueze, duke shkaktuar penallti. Gerard Moreno nuk e humbi shansin duke barazuar, edhe pse në minutat e mbetura të dyja skuadrat kishin raste për të fituar ndeshjen.Një barazim i artë për Villareal, i cili e sheh veten në vendin e dytë me 19 pikë edhe pse me një ndeshje më shumë se Real Madrid, që mbetet me 17 pikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.