Keshilla

Veza, superushqimi që duhet të hani në mëngjes

Veza përmban një sërë vlerash ushqyese. Përmbajtja e lartë në proteina e ka vendosur atë në kategorinë e produkteve të tilla si mishi në piramidën ushqimore.

Ekspertët rekomandojnë se produkti më i mirë për t'u konsumuar në mëngjes është veza.
Sado që në pamje të parë një ushqim i zakonshëm, veza sjell shumë të mira për trupin dhe shëndetin.

Ajo është burim thelbësor i kolesterolit ushqyes, përmban proteina të cilësisë së lartë si dhe përmban substanca bioaktive si fosfolipidet dhe carotenoidet.
Për më tepër, është vënë re një ulje e rrezikut me 12 përqind ndaj sëmundjeve kardiovaskulare, për personat të cilët konsumojnë mesatarisht 5 vezë në javë.

Gjithashtu kërkimet kanë treguar se konsumi i vezës së zier në mëngjes, rrit përqendrimin, vëmendjen dhe rezultatet në shkollë të fëmijëve. Kjo pasi gjithë substancat e nevojshme që i duhen trupit, gjenden në vetëm një kokërr vezë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë