Lajme

Vetvritet në paraburgim 49 vjeçari

Foto ilustruese, Komisariati Kukës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në paraburgimin e Kukësit ku një 49 vjeçar ka vrarë veten.

Mësohet se viktima, Medi Gjuni ishte në burg nën akuzën e dhunës në familje.

Ndërkohë policia e Kukësit  mohon vetëvrasjen duke thënë se viktima vdiq në spital.

"E çuam në spital se ndihej keq, aty ndërroi jetë", thotë policia e Kukësit.

Ende nuk ka detaje të tjera lidhur me këtë ngjarje të rëndë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë