Politike

“Vetvendosje” garon edhe në Shqipëri, prezanton dy kandidatët e parë për 25 prillin

Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Tiranë zyrtarizoi dy kandidaturat e para për zgjedhjet e 25 prillit.

Në Tiranë pritet të kandidojë Boiken Abazi ndërsa në Lezhë do të kandidojë Iliaz Shehu.

Prezantimi i dy kandidatëve u bë nga ish-këshilltari i Albin Kurtit kur ishte kryeministër, Elvis Hoxha, përmes një konference për media.

Lëvizja Vetëvendosje u regjistrua në Shqipëri më 11 mars të një viti më parë.

Albin Kurti ka deklaruar se Vetëvendosja në Shqipëri është e pavarur dhe i merr vendimet në autonomi të plotë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë