Lajme

Vettingu, Shkëlzen Selimi akuza KPK-së

Është zhvilluar seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi. 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rrëzuar kërkesën e bërë para nisjes së seancës dëgjimore nga anëtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlqim Selimi, për pezullim të saj.

Sipas Selimit duhej të hetohej nxjerrja e informacionit konfidencial, pasi materiale sensitive për publikun dhe të mbrojtura me ligj, kanë dalë në media.

“Më është bërë me dije trupa gjykuese. Nga disa fakte të reja, kërkoj që seanca të pezullohet derisa të hetohen përgjegjësit për nxjerrjen e informacionit konfidencial. Janë nxjerrë të dhëna sensitive të mbrojtura me ligj. Të nisë procedura hetimore nga KPK për nxjerrje të dhënash konfidenciale të përdorura kundër meje”, është shprehur Selimi para KPK-së.

Pasi i është komunikuar mospezullimi i procesit, gjyqtari Shkëlzen Selimi tha se seanca është e paragjykuar, dhe u largua nga salla. Ndërkohë, KPK ka zbuluar edhe kontakte të gjyqtarit me botën e krimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë