Lajme

Vettingu shkarkon kryetarin e Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehun

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra kreun e Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu.
Vendimi është dhënë ditën e sotme nga trupa gjykuese, e përbërë nga Suela Zhegu kryesuese dhe Brunilda Bekteshi e Xhensila Pine anëtare.
Sipas hetimeve të KPK-së, Shehu kishte probleme me pasurinë si dhe fshehje të një banese trekatëshe në Kukës.
Nga hetimet ka rezultuar se Shehu s'ka pasur mundësi financiare për ndërtimin e banesës dhe kishte një diferencë ekonomike në vlerën e 5.2 milionë lekëve.
Kreu i Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu, ishte gjyqtari i cili doli në seancën e parë të Vettingut për muajin nëntor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë