Lajme

Vettingu shkarkon gjyqtarin e Shkodrës, Ahmet Jangulli

KPK ka vendosur të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Gjykatës Administrative në Shkodër, Ahmet Jangulli.

Gjyqtari Jangulli u përball këtë të mërkurë me një bilanc negativ të hetimit administrativ për të tria kriteret e rivlerësimit, ndërkohë që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime për mosjustifikim të pasurisë, favorizim të një pale në proces, zvarritje të përsëritura të gjykimit dhe në disa raste, mungesë të etikës.

Sipas ILDKPKI-së, Jangulli kishte fshehur pasurinë. Pas hetimit administrativ rezultoi se gjyqtari kishte bërë deklarim të pasaktë, kishte mungesë burimesh të ligjshme dhe kishte fshehur pasurinë. Vlera e automjetit të shkëmbyer kishte gjysmën e vlerës së mjetit tjetër, por nuk ka pasur vlerë shtesë. Subjekti nuk kishte mundësi që të blinte mjetin e parë në vitin 2005. Subjekti kishte deklaruar huadhënie prej 12 milionë lekësh në total. Nuk kishte burim të mjaftueshëm për shtimin e likuiditeteve.

Po ashtu, DSIK theksoi se kishte papërshtatshmëri me detyrën sepse dyshohet se kishte favorizuar një punonjëse të gjendjes civile, në një dosje me dy të pandehur. Rezulton se dosja me numër 45, datë 2004, ndaj shtetasit Sh. L. dhe K. A., të akuzuar për veprën e falsifikimit të pasaportave dhe shpërdorim detyre. Nga shqyrtimi i dosjes, në procesverbale u vu re se gjyqtari ka pyetur prokurorin nëse ka akte të tjera që nuk janë në fashikull, por prokurori ka deklaruar në seancë se ka akte të reja, ndërsa në seancën e ardhshme ka thënë që nuk ka. Në vendimin e tij, gjyqtari ka ndryshuar cilësimin e veprës nga falsifikim pasaportash në përdorim dokumentesh të falsifikuara. Për këtë arsye, këtyre shtetasve u është ulur dënimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë