Ka ndodhur

Vettingu në Polici, shkarkohet Besim Shabani

Shkarkohet nga vettingu në polici, zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Besim Shabani.

Besim Shabani me funksion Zv/Drejtor në Drejtorinë për Sigurinë Fizike të Personaliteteve të Larta Shqiptare dhe familjarëve të tyre në Gardën e Republikës nuk ka mundur të kalojë vettingun dhe trupa e vlerësimit e përbërë nga Ledian Rusta, Luljeta Qoku, Sonila Kadareja ka vendosur shkarkimin e tij.

Shabanit i janë gjetur probleme me pasurinë, ndërsa ka rezultuar i pastër në figurë dhe nga ana profesionale.

Zyrtari i lartë i policisë doli para dy ditësh para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit.

Në seancën dëgjimore, ai ka deklaruar si pasuri, një shtëpi me sipërfaqe 71.3 m2 e blerë edhe me një shumë 20 mijë dollarë, dhuruar nga vëllai i tij që jeton në Amerikë. Por kjo pasuri për Komisionin, nuk ishte provuar ligjërisht.

Sipas KJV, Shabani nuk kishte deklaruar as disa përfitime në interesa bankare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë