Lajme

Vettingu i Dvoranit, vetëm pak pasaktësi në llogaritë bankare

Sot në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit u mbajt seanca dëgjimore për anëtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, sipas raportit të ILDKPI nuk ka bërë një deklarim të saktë, duke mos deklaruar nëse ka apo jo burime të mjaftueshme për pasurinë e tij.

Për sa i përket pasurisë, KPK rezulton me një apartament banimi 120 m2, i blerë në 2001 me vlerë 31 mijë dollarë, në bashkëpronësi me bashkëshorten. Gjyqtari i lartë ka të ardhura për blerjen e kësaj pasurie. Gjithashtu, një apartament 104.3 m2 i privatizuar në 1993, i deklaruar nga babai i gjyqtarit. I justifikuar. Autoveturë Scoda 2016 e blerë me “leasing”. Një hua 1 milion e 350 mijë lekë nga prindërit. Sipas KPK, huaja është deklaruar me burim nga shpërblimi i dhënë nga Gjykata e Tiranës. Likuiditetet e familjes me vlerë 9. 9 milionë lekë, Dvorani i ka deklaruar në deklarimet periodike, por nuk i ka deklaruar në Vetting.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ai nuk ka bërë fshehje llogarish apo të ardhurash, por ka një deklarim të pasaktë për llogaritë bankare të tijat dhe të personave të lidhur me të.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë