Lajme

Vetting-u, KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Kushtetueses, Fatmir Hoxha

Pasuria penalizon edhe anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi me shumicë votash shkarkimin e subjektit të rivlerësimit, gjyqtarin Hoxha, pasi nuk justifikon pasurinë. Gjyqtari ka të drejtë të ankimojë vendimin e KPK brenda 15 ditëve.

Në përvjetorin e 105-të të Ditës së Drejtësisë, Gjykatës Kushtetuese iu largua edhe një anëtar.

Fatmir Hoxha është gjyqtari i tretë që shkarkohet nga KPK pas Fatos Lulos dhe Altina Xhoxhajt. Gjyqtari Besnik Ymeraj dha dorëheqjen, duke iu shmangur vetting-ut. E vetmja që ka kaluar procesin e rivlerësimit deri tani është gjyqtarja Vitore Tusha.

 

Më Shumë