Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Manjola Xhaxho me vendimin e së hënës.
Pas seancës dëgjimore të 10 majit, KPK e gjeti të pastër figurën e gjyqtares duke theksuar se pas verifikimeve burimi i pasurisë së anëtarës së Gjykatës së Tiranës Manjola Xhaxho rezultonte i saktë.
“Ka burim financiar të ligjshëm, nuk ka kryer deklarim të rremë dhe nuk ka konflikt interesi” – u shpreh Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 10 maj.
Në seancën dëgjimore, KPK konstatoi se mungonte deklarata e vitit 2006, por gjyqtarja sqaroi se ka qenë me studime.
KPK njoftoi se gjyqtarja Xhaxho jeton në banesën e prindërve që ia kanë dhuruar në vitin 2011 dhe nga verifikimi del se ajo nuk ka pasuri tjetër dhe ndaj saj nuk ka asnjë masë disiplinore.
Gjyqtarja e Tiranës me një karrierë 15 vjecare, Manjola Xhaxho është edhe kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.