Politike

Vetoja e Francës, Hahn jep alarmin: Rrezikohet destabilizimi i Ballkanit

Komisionieri për Zgjerimin, Johaness Hahn është shfaqur tejet i zhgënjyer për mos dhënien e dritës jeshile për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Prej dy ditësh, Hahn ka qenë tejet aktiv duke dhënë mesazhe të qarta drejt liderëve të BE-së për nevojën e dhënies së vendimi pozitiv për dy shtetet e Ballkanit, "pasi kanë bërë progres, duke i plotësuar kushtet e vendosura nga Komisioni Europian". Hahn me anë të rrjeteve sociale u shpreh se tani BE duhet të sqarojë sesa serioze është angazhimi i saj në Ballkanin Perëndimor. “Falënderoj të gjithë ata që natën e kaluar vunë gjithë peshën e tyre për të arritur një vendim me rëndësi të madhe strategjike për BE dhe luftuan për dërgimin e një sinjali të shpresës tek qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Siç u tha tashmë në Luksemburg Ky nuk është një moment lavdie për BE . Refuzimi i njohjes së përparimeve do të ketë pasoja negative, përfshirë rrezikun e destabilizimit të Ballkanit Perëndimor, me ndikim të plotë në BE", shkruan Hahn në Twitter.

Samiti i krerëve të shteteve të BE-së


Komisioneri shprehet se e gjitha kjo është një “zhgënjim ekstrem” dhe “se është përgjegjësia jonë tani të qëndrojmë me vendet, qytetarët e të cilëve janë me të drejtë, tejet të zhgënjyer. Integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor është dhe mbetet një politikë e rëndësishme strategjike, në interesin tonë të ndërsjellë”. Në një tjetër postim të tijin ai shkruan se përgjegjësia për këtë dështim nuk është për vendet të cilat me të drejtë prisnin një vendim pozitiv.
“Dhe vetëm për të qenë të qartë: Përgjegjësia për këtë dështim nuk është për vendet të cilat me të drejtë shpresonin për një vendim pozitiv. Ata nuk hoqën dorë! Ishte BE që dështoi në këtë vendim për shkak të çështjeve të brendshme. Kjo dëmton besueshmërinë e BE jo vetëm në Ballkanin Perëndimor por edhe më tej”, shkruan Hahn në postimin e tij në rrjetin social “Twitter”.

https://twitter.com/JHahnEU/status/1185150857731629056


Komisioneri Hahn përsëriti deklaratat e tij të pak ditëve më parë pas mbledhjes së ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare, duke nënvizuar se “ky nuk është një moment lavdie për BE-në. Refuzimi për të njohur përparimin e faktuar, do të ketë pasoja negative, përfshirë rrezikun e destabilizimit të Ballkanit Perëndimor, me ndikim të plotë në BE”.

https://twitter.com/JHahnEU/status/1185149736636030976


Komisioneri për Zgjerimin shkruan se “është përgjegjësia jonë tani të qëndrojmë me vendet, qytetarët e të cilëve janë me të drejtë, tejet të zhgënjyer. Integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor është dhe mbetet një politikë e rëndësishme strategjike, në interesin tonë të ndërsjellë”.
Vetoja e vendosur nga presidenti francez ka shkaktuar reagime të shumta të të politikanëve europianë dhe të europarlamentarëve, të cilët kanë deklaruar se BE-ja dështoi në krijimin e një besueshmërie të saj dhe për garancinë për vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu paralajmërohet edhe ndikimi që mund të për rajonin,pasi tashmë do të jetë nën influencën e Rusisë.
Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shprehet se “ku vendim do të dobësojë Europën dhe Ballkanin, si dhe do të minojë besueshmërinë e BE-së në rajon dhe do të rrisë ambiciet e Moskës dhe të Pekinit”.
Tashmë shtyrja e vendimit shihet edhe me frikë nga disa prej liderëve të disa shteteve, të cilët shprehen se kjo mund të shkaktojë dobësimin e reformave në vendet që presin prej vitesh për t’u anëtarësuar në familjen e madhe europiane.

https://twitter.com/AndersFoghR/status/1185139800170487808


Kreu i Këshillit Europian, Donald Tusk në një deklaratë për mediat i ka bërë thirrje Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që të mos dorëzohen, pasi sipas tij e kanë bërë punën e tyre. Ai shtoi se është e sigurt që një ditë dy shtetet do anëtarësohen në BE. “Ju lutem mos u dorëzoni sepse ju e bëtë punën tuaj. Është e vërtetë që nga njëherë kërkohet shumë kohë për të vendosur. Është e sigurt që një ditë do të bëheni anëtare me të drejta të plota”, u shpreh Tusk. Ndërsa presidenti i Komisionit Europian, Junker tha se është i zhgënjyer në lidhje me rezultatet. “Jam i zhgënjyer në lidhje me rezultatet. Popujt e dy vendeve janë zhgënjyer nga vendimi për mos hapjen e negociatave”, theksoi Juncker.
Mbledhja e Këshillit Europian ishte e fundit edhe për drejtuesit e Komisionit Europian, për Juncker, Tusk dhe Hahn, ky i fundit me mandatin e ri nuk do të merret më me zgjerimin e BE-së, por me çështjet e Transportit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë