Treg

Vetëpunësimi në Europë, ndryshimi i heshtur

Vetëpunësimi po diversifikohet në Europë dhe mbulon një numër në rritje të aktiviteteve. Pork y ndryshim i vogël ngre çështje kur bëhet fjalë për mbrojtjen sociale.

Në Europë, mundësitë e lidhura me statusin e vetëpunësimit  po diversifikohen dhe modeli freelance është bërë më tërheqës për gjithmonë e më shumë profesionistë.

Në kontrast me vetëpunësimin tradicional të profesionistëve si doktorët ose juristët, freelancers nuk kanë një bagazh biznesi apo një liçencë, tha Laetitia Vitaud, eksperte në ardhmërinë e punës.

“Ato nuk bëjnë pjesë në profesionet e rregulluara. Ata zgjedhin të punojnë direct me kompanitë pa u bërë pjesë e tyre si punonjës,” tha Vitaud në një takim me delegatë të EURACTIV në Paris.

Megjithatë, sektori i IT dhe profesionet krijuese (dizainer, grafik dizainer) ishin të parët të shqetësuar, modeli freelance po përhapet në sektorë të rinj, sipas Vincent Huguet, CEO e platformës MALT, e cila lidh punonjës freelance me kompani të ndryshme.

“Punë të koordinuara në marketing, komunikim, ose projekte menaxhimi, të cilat tradicionalisht ishin të rezervuara për punonjës, kurse tani mund të kryhen nga freelancerat,” shpjegoi ai.

Statusi Freelance, i cili më parë lidhje me papunësinë dhe mungesën e sigurisë në punë, tani është një mënyrë punësimi që kërkohet gjithnjë e më shumë, sipas nëj sondazhi të kryer nga platforma tek përdoruesit e saj të cilët përbëjnë një seksion shumë specific të popullatës. Për 90% prej tyre, të vetëpunësohesh si freelance ka të bëjë me një zgjedhje personale.

Ky trend nuk artikulohet shpesh në nivel europian mes vetë të punësuarëve. Sipas Agjencisë Europiane Eurofund, 60% e të pyturëve kanë zgjedhur këtë status, kurse 20% e kanë adoptuar vetëpunësimin si freelancer nga pamundësia e një alternative tjetër punësimi.

Pabarazi të forta europiane

Në Francë dhe në Europë, ka patur ndryshime në kategoritë e lidhura me të vetëpunësuarit. Ky status tani ka të bëjë kryesisht me “punëtorët e vetëpunësuar të qëndrueshëm”, veçanërisht ata që punojnë në fushën e administratës publike dhe shërbimeve.

Sidoqoftë, në Europë, vetëpunësimi ende nuk është i zakonshëm. Sipas Agjencisë Europiane në BE ka 32 milionë të vetëpunësuar, që përfaqësojnë 14% të popullsisë në punë. Një nivel i qëndrueshëm që nga viti 2000, por që maskon pabarazi të mëdha.

“Situata ndryshon shumë në radhët e shteteve anëtare “, tha Max Uebe, Shef i Njësisë në Drejtorinë e Punësimit të Komisionit Europian. “Për shembull në Greqi, numri është më i lartë, 31% janë të vetëpunësuar, ndërsa Danimarka ka nivelin më të ulët me 8%. “

Ndasia mes atyre që zgjedhin të jenë freelancer dhe atyre që janë të detyruar të jenë të vetëpunësuar ndryshon në mënyrë të thekshme. “Në vendet nordike ku kjo kategori që zgjedh të jetë e vetëpunësuar zë 80% të punësuarëve, është më e zakonshme, ” ndërsa “në vende të tjera si Rumania, Portugalia dhe Kroacia shumica e atyre që janë të interesuar për të qenë të vetëpunësuar  janë të detyruar sepse nuk kanë alternativë tjetër”, tha Uebe.

Platformat dhe siguria sociale

Këto dallime pasqyrojnë pjesën e “punëtorëve të pambrojtur” të vetëpunësuar në secilin vend. Sipas Eurofund, ato përbëjnë 17% të numrit të përgjithshëm të të vetëpunësuarve në BE. Në një kohë kur BE po diskuton një bazë të përbashkët për të drejtat sociale, çështja e adaptimit të masave të sigurimit shoqëror mbetet një shqetësim i qenësishëm për kategorinë e freelancers, pasi që të gjitha masat e hartuara në Europë janë bazuar në nocionin e punësimit, tha Laetitia Vitaud.

Përkundër propozimeve nga Komisioni për aksesin në sigurimet shoqërore për punonjësit dhe të vetëpunësuarit, shtetet anëtare e kanë shumë të vështirë të bien dakord për këtë çështje shumë të lartë politike.

Ata që janë të përfshirë në tregun e pavarur të punës mund të ndërmarrin veprime para se të bëhet ndonjë marrëveshje. Platformat dhe aplikacionet po zhvillojnë shërbimet e tyre në këtë fushë duke negociuar drejtpërdrejt me bankat dhe kompanitë e sigurimeve.

“Të gjitha vendosjet që kalojnë nëpër platformën tonë janë të siguruara në aspektin e përgjegjësisë civile dhe profesionale nga AXA”, tha Vincent Huguet. “Ne duam të marrim një hap më tej dhe ne jemi duke punuar (…) me një partner bankar dhe sigurim shëndetësor drejt ofrimit të mbulimit të mirëqenies”.

Në një shembull tjetër, platforma Uber ka hyrë në një partneritet me AXA, duke siguruar shoferët e tij për aksidente të mundshme me sigurim shëndetësor në punë. Sipas Clara Brenot, shefe e çështjeve publike në Uber, firma dëshiron të zhvillojë trajnime profesionale dhe shërbime të rikualifikimit për shoferët e saj.

* Euractiv.com


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë