Lajme

Vetëm një qendër votimi po mban ‘peng’ Tiranën, Xhafaj dhe Rakipi kryesojnë listën e PS! Listën e PD e kryeson Basha

Ka mbetur vetëm një kuti pa numëruar në kryeqytet, nga 1243 qendra votimi për kandidatët për deputetë. Kryeqyteti ishte qarku solli edhe surprizat më të mëdha në drejtim të thyerjes së herësit nga kandiudatët. Xhafaj me 16738 vota dhe Ornaldo Rakipi me 15697 vota arritën të merrnin mandatin edhe pse ishin në listën 'jo fituese' të socialistëve.

Ata lanë jashtë Kuvendit kështu Ervin Bushatin dhe Fidel Yllin, ndërkohë që jashtë parlamentit për katër vitet e ardhshme do të jenë edhe Pandeli Majko e Mimi Kodheli.

Listën e kandidatëve më të votuar të PD së në Tiranë e kryeson Lulzim Basha me 16073 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj me 13780 vota, Belind Këlliçi me 11577 vota, ndërsa Sali Berisha ka marrë vetëm 6744.

Në radhët e LSI-së, në Tiranë kryeson Përparim Spahiu me 3402 vota, Monika Kryemadhi me 2436 vota dhe Floida Kërpaçi me 1639 vota.

Në përditësim...


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë