Treg

Vetëm çështje kohe përpara se ari të shënojë rekorde të reja në çmim

Çmimi i arit pritet të rritet në gjashtë-nëntë muajt e ardhshëm, dhe ka një probabilitet prej 30 përqind që do të jetë 2,000 dollarë amerikanë një ons në tre-pesë muajt e ardhshëm.

"Çmimet nominale të arit kanë arritur tashmë rekorde të freskëta në çdo vend të G-10 dhe ekonomive në zhvillim këtë vit," thanë analistët e Citigroup. "Është vetëm çështje kohe që çmimi i arit të rritet më tej dhe të kapë rekorde të reja " thanë ata.

Ari ka rritur 19 përqind këtë vit në nivelin më të lartë në pothuajse nëntë vjet pasi pandemia e koronavirusit i entuziazmoi investitorët, ndërsa politika monetare më e lehtësuar dhe masa të tjera për të mbështetur ekonomitë në krizë gjithashtu mbështetën kërkesën. Citigroup është në mesin e një linje të gjatë të vëzhguesve të tregut që parashikojnë çmimin e lingotave të arit duke testuar nëse do të tejkalojë rekordin e viteve të shkuara, pasi shtimi i rasteve të rinj me infeskion Covid-19 në disa pjesë të botës, tregojnë për një rimëkëmbje të zgjatur dhe të pabarabartë globale të ekonomisë.

Çmimet aktualisht janë rreth gjashtë përqind larg nga niveli i përgjithshëm prej 1.921.17 $ amerikanë i vendosur në 2011.

Në aspektin e stimujve financiarë, katër qeveritë e Bashkimit Europian ranë dakord për një një marrëveshje rimëkëmbjeje. Në SHBA, bisedimet për një paketë të re stimuluese do të fillojnë në Shtëpinë e Bardhë të Hënën, ndërsa Rezerva Federale takohet javën e ardhshme në mes të presionit për një veprim potencialisht më shumë pasi shtimi I rasteve të reja me koronavirus në rritje  po ngushton perspektivën ekonomike. Presidenti Donald Trump ka minimizuar rastet në rritje.

Kurse Argjendi pritet të rritet në 25 dollarë amerikanë për ons për periudhën kur do të ketë kërkesë të qëndrueshme për investime dhe një rimëkëmbje të rritjes globale. Banka rekomandon blerjen e palladiumit në rënie, me çmimet në fund të vitit në 2.200 dollarë.

Argjendi shkoi në nivelin më të lartë në gati shtatë vjet dhe ari vazhdoi marshimin e tij drejt një rekordi mbi pritjet që do të ketë më shumë stimul për të ndihmuar ekonominë globale të rikuperohet nga pandemia e koronavirusit./Bloomberg/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë