Politike

Vetëm 10 deputetë në Kuvendin e Bashës. Heq Bardhin. Bëhet vetë kryetar i grupit të PD! Kush kandidoi me parti të tjera përjashtohet (gjithë vendimet)

Ka nisur me një orë vonesë Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike. Lulzim Basha është pritur me një entuziazëm nga të pranishmit ndërsa si kolonë zanore kishte këngën e Pit Bull me Kristina Aguileran “Feel the moment”.

Ndërsa Kuvendi ka nisur me disa me mesazhet nga dhjetëra të rinj, kanë dalë edhe ndryshimet e statutit të PD-së. Hapi i parë është largimi i Gazment Bardhit si kryetar i grupit parlamentar të PD-së. Për këtë propozohet që kur partia të jetë në opozitë kryetar i grupit parlamentar të PD-së të jetë kryetari i partisë, pra direkt Basha.

“Kur PDSH është shumicë qeverisëse, Kryetari i Grupit Parlamentar zgjidhet me propozim të Kryetarit të Partisë nga Këshilli Kombëtar, me votim të fshehtë, ndërmjet jo më pak se dy kandidaturave. Kur PDSH nuk është shumicë qeverisëse, Kryetari i Partisë është edhe Kryetar i Grupit Parlamentar. Kryetari i Partisë, me autorizim të tij, mund të caktojë një prej Nënkryetarëve të Partisë për të drejtuar Grupin Parlamentar”, thuhet në ndryshimet e statutit të PD-së.

Një tjetër ndryshim statutor që pritet të miratohet është e përjashtimi nga anëtarësia e atyre që kanë kandiduar për subjekte të tjera. Po ashtu kryesia cakton edhe datën e zgjedhjeve jo më vonë se 6 muaj nga vakanca. Ndërsa në këtë Kuvend marrin pjesë vetëm 10 deputetë.

10 deputetët që morën pjesë:

  1. Lulzim Basha
  2. Oriola Pampuri
  3. Andia Ulliri
  4. Merita Bakiu
  5. Kreshnik Çollaku
  6. Flutura Açka
  7. Oriela Nebijaj
  8. Eralda Bano
  9. Arbi Agalliu
  10. Selaudin Jakupllari

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë