Romelu Lukaku është objektivi kryesor i Real Madrid për merkaton e verës: sipas asaj që bën të ditur todofichajes.com, Blancos janë gati ti ofrojnë Inter më shumë se 100 milionë euro për belgun, i sponsorizuar edhe nga bashkëkombësi Eden Hazard.
Romelu është duke zhvilluar një kampionat ekzemplar në San Siro dhe kjo gjë nuk mund të mos vërehej nga merengues që janë në kërkim të një lojtari për të marrë peshën e skuadrës përsipër e për të zëvendësuar në Madrid Benzema. Numri 9 zikaltër duket se ka kaluar në preferenca Haaland, ndoshta për eksperiencën që ka belgu, por edhe për motive financiare.
Momenti që po kalon shoqëria zikaltër mund të jetë një shans i mirë për Real të ndërhyjë për të marrë Lukakun. Vështirësitë financiare dhe tratativat për shitjen e shoqërisë mund ta detyrojnë Inter ta mendojë transferimin e lojtarit, që në kushte të tjera nuk do ta kishte marrë kurrë parasysh. Nga ana tjetër Blancos janë duke shtyrë përpara një sezon delikat dhe, sido të jetë përfundimi, revolucioni në organikë është i pashmangshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.