Trend

Veshjet më të bukura që pushtuan instagramin këtë javë

Nuk ka mënyrë më të mirë për të dalë nga stina e verës se vetëbesimi i Irina Shayk. Supermodelja e cila ka pak kohë tashmë që është single postoi një video në llogarinë e saj në instagram në të cilën ecte sikur të ishte në pasarelën e saj personale. Me gjithë qëndrimin e botës, ajo ecte drejt kamerës me një xhaketë të zezë e të gjerë, geta me pika me bel të lartë dhe taka të larta. Ritmi i saj ishte aq energjik sa u habitëm që nuk doli nga kamerat tona.

Dikush tjetër që po shijon ndryshimin e shpejtë të sezonit është Cardi B. Ndërkohë që reperja zgjedh gjithmonë veshjet më provokuese, si truporja me ngjyra që veshi më herët gjatë kësaj jave në festivalin “Made in America” i cili u mbajt në Philadelphia, kësaj radhe ajo na surprizoi kur postoi një boomerang të vetes dhe kishte veshur një kostum gri me kuadrata të vegjël dhe e kishte kombinuar me taka të bardha.

Dhe sigurisht, ne nuk mund të harrojmë që Java e Modës në New York sapo ka filluar. Modelja Halima Aden shënoi fillimin e kësaj jave duke dalë nga një makinë me një kostum ngjyrë qielli verbues, duke e kompletuar me një golf të bardhë, sandale të hapura dhe një shall ngjyrë ari të lidhur mbas kokës.

Më poshtë, shihni veshjet më të bukura në instagram gjatë javës :

https://www.instagram.com/p/B1y5VLxnhr1/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again
https://www.instagram.com/p/B2AdOWlhyni/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/B1weHTzJURM/?utm_source=ig_embed
https://www.instagram.com/p/B1wT6M7Hqnd/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/B1_v-GuAHkv/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again
https://www.instagram.com/p/B1yNPWPg3rW/?utm_source=ig_embed
https://www.instagram.com/p/B1zYk1pgDm6/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/B1693AWF8-c/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/B12n8EWh852/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/B1wRIKUBkVh/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/B2CotjghLFX/?utm_source=ig_embed
https://www.instagram.com/p/B1__ZJcHYhT/?utm_source=ig_embed
https://www.instagram.com/p/B1_5vDmASYa/?utm_source=ig_embed
https://www.instagram.com/p/B1_d1eVFEy0/?utm_source=ig_embed
https://www.instagram.com/p/B2CNjFOF1Yj/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/B130AqZBeZ_/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/B2AL3bagk0B/?utm_source=ig_web_copy_link

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë