Lajme

“Versace”, 2 të arrestuar në Tiranë, njëri kreu i një grupi të strukturuar kriminal

Në sajë të operacionit policor “VERSACE”, Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas, pasi akuzohen për një sërë veprash të rënda penale.
Mësohet se njëri prej tyre është kreu i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, i dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale.
Policia bën me dije se janë vënë në pranga shtetasit:
A. S., 37 vjeç, banues në Tiranë;
Xh. M., 35 vjeç, banues në Fushë Mëzez, Tiranë;
Sic njofton policia, operacioni është zhvilluar në lagjen “Demokracia“ në Qytetin e Mamurrasit, ku në momentin e kapjes, shtetasve A. S dhe Xh. M, u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri tip GLOCK së bashku me 4 karikatorë me 60 fishekë luftarak, si dhe 1 armë zjarri pistoletë TT model 54, së bashku me dy karikatorë me 15 fishekë.
Për shtetasin A. S., Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera të cilësuara” mbetur në tentativë në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.
Po kështu shtetasit A. S., i kanë mbetur dhe 2 vite e 6 muaj për të vuajtur dënimin në bazë të vendit të gjykatës së Apelit dhënë në vitin 2018, për veprat penale “Falsifikimi i kartëmonedhave”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë zjarri, 75 fishekë luftarakë, një sasi parash, dy automjete dhe 8 aparate celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/673393136417847/?epa=SEARCH_BOX

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë