Vende dhe Udhetime

Venecia vendos taksë hyrëse për vizitorët

Venecia vazhdon të vendos rregulla të reja për vizitorët. Pas një rregulloreje të re të propozuar pak muaj më parë nga autoritetet e qytetit, për turistët që do të uleshin rrugëve të Venecias, apo shkallëve të qendrave kulturore etj, do të gjobiteshin deri në 500 euro, vjen një tjetër vendim për vizitorët.


logo hippo

Kush dëshiron të vizitojë Venecian do të paguajë një biletë hyrëse e cila varion nga 2.5-5 euro, në varësi të stinës. “LaReppublica” shkruan se kjo tarifë mund të arrij deri në 10 euro, në periudhën e sezonit turistik. Siç ndodh edhe në destinacionet e tjera turistike ku tarifa e hyrjes është caktuar, turistët do të paguajnë shtesë në biletat e transportit ajror, detar ose tokësor që do të përdorin për të shkuar në Venecia. Ndërsa këtë shtesë më pas vetë kompanitë do t’ia kalojnë bashkisë. Administrata beson se mund të përfitojë të ardhura shumë më të mëdha sesa nga taksa e turizmit që ekziston aktualisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë