Sport

Sportistët rusë e bjellorusë lejohen në Olimpiadën e Parisit, por me flamur neutral

Gazeta Si – Sportistët rusë dhe bjellorusë do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, nën flamurin neutral. Ky është vendimi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (CIO), që ka autorizuar pjesëmarrjen në Olimpiadë të rusëve dhe bjellorusëve.

Janë përjashtuar në këtë rast nga eventi skuadrat dhe ata që kanë mbështetur në mënyrë aktive pushtimin rus të Ukrainës. Deri tani, - bë të ditur CIO me një njoftim, - janë kualifikuar për Olimpiadën e Parisit vetëm 11 ‘sportistë individualë neutralë’, 8 rusë dhe 3 bjellorusë, kundrejt rreth 60 sportistëve ukrainas.

Vendimi i CIO-s konfirmon iniciativat e një viti më parë për riintegrimin e Moskës dhe Minskut në sportin global. Nëntë muaj më pas organet e qeverisë së sportit kanë gjetur mënyra për të lejuar sportistë të veçantë që të kenë mundësinë e garimit.

Tani u takon organeve të qeverive të çdo sporti olimpik që të vlerësojnë dhe respektojnë statusin e sportistëve neutralë, të cilët nuk e kanë mbështetur në mënyrë aktive luftën dhe nuk kanë kontratë me agjencitë e sigurisë ushtarake apo pengesa të tjera.

Ata që do të kenë statusin e sportistit neutral duhet të garojnë pa identitet kombëtar, si flamuri, himni dhe ngjyrat. Rusia mbetet e përjashtuar nga sportet e skuadrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë