Bota

Vendimi, Senati francez kundër vaksinimit të detyrueshëm për gjithë qytetarët

Senati francez rrëzoi të enjten projektligjin që parashikonte vaksinimin e detyrueshëm për të gjithë qytetarët.

Me 262 vota kundër dhe vetëm 64 pro, senati nuk miratoi projekt-ligjin e paraqitur nga ligjvënësit Patrick Kanner, Bernard Jomier, Marie-Pierre de La Gontrie, Monique Lubin dhe disa kolegë të tyre për vaksinim të detyrueshëm.

Në muajin Korrik,  parlamenti i Francës miratoi një ligj që e bënte vaksinën të detyrueshme për punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Ligji u jepte atyre kohë deri më 15 shtator që të vaksinohen - në të kundërtën, rrezikonin pezullimin, gjë që edhe ka ndodhur


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë