Mjedis

Vendimi/ Marrëveshje me AADF për zhvillimin e eko-turizmit në Drilon

Gazeta Si - Këshilli i Ministrave vendosi sot për miratimin në parim të marrëveshjes me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), në lidhje me projektin e zhvillimit të eko-turizmit në zonën Drilon-Tushemisht.

Ky vendim i Këshillit të Ministrave ka ardhur pas propozimit të ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Foto ilustruese. Pamje nga kryeministria. Gazeta Si, 22 qershor 2022

Tashmë ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, si dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, si dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Pogradec për zbatimin e këtij vendimi, që ka hyrë në fuqi menjëherë.

Një lajm shumë i mirë ky për zonën turistike të Drilonit, që me këtë projekt pritet të marrë një zhvillim më të madh së shpejti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë