Biznes

Vendimi, falet taksa vjetore 2020 për mjetet e transportit publik

Propozimi i Ministrisë së Infrastrukturës për të lehtësuar gjendjen financiare të transportit publik përmes faljes së taksës vjetore 2020 të mjeteve që operojnë në linjat e rregullta të transportit qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas, si dhe të transportit të udhëtarëve jashtë vendit, ka hyrë në fuqi.

Sipas vendimit, ata mjete që kanë paguar taksën për 2020, do të kompensohen në momentin e pagesës së taksës pasardhëse, në vition 2021.

Ata që nuk përfundojnë nga ky vendim janë të gjitha subjektet që rezultojnë debitore dhe nuk kanë kryer pagesën e taksës vjetore për mjetet e përdorura, për vitet paraardhëse.

Të gjithë subjektet që përfitojnë sipas vendimit, mund të jenë përfituese nga falja e taksave për vitin 2020, vetëm në rast se shlyejnë detyrimet e prapambetura brenda 1 muaji nga hyrja në fuqi e vendimit. (pra nga sot)

Të dhënat e drejtorisë të përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor tregojnë se nga vendimi i faljes të taksave vjetore përfitojnë 7,204 mjete dhe efekti financiar llogaritet rreth 170 milionë lekë dhe do të përballohet nga fondi rezervë i krijuar nga drejtoria e Shërbimit të Transportit të Udhëtarëve.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë