Futboll

Vendimi/ Açerbi lirohet nga çdo akuzë, nuk ka prova për sulm racist ndaj Juan Jesus

Mbrojtësi i Interit dhe kombëtares italiane, Françesko Açerbi, nuk ka marrë asnjë dënim nga gjykata sportive. Duket se ishte një ‘furtunë në një gotë uji’ ajo që u krijua pas deklaratave të Juan Jesus për sulm racist nga Açerbi.

Sentenca e gjykatës sportive në lidhje me këtë çështje e ka liruar mbrojtësin e Interit nga çdo akuzë, pasi nuk ka prova për sulm racist ndaj lojtarit të Napolit.

"Nuk arrihet të faktohet minimumi i arsyeshëm për përmbajtje diskriminuese, apo ofendim”, - shpjegohet në komunikatën zyrtare në lidhje me këtë çështje nga gjykata sportive.

Për shkak të kësaj ngjarjeje, Açerbi u largua edhe nga kombëtarja italiane, ndërsa tani mbetet të shihet se do të rrjedhin ngjarjet, do të kthehet apo jo mbrojtësi me fanellën ‘axurre’.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë