Futboll

Vendim historik i FIFA-s, lojtarët mund të ndryshojnë edhe kombëtaren

Një vendim historik i FIFA-s, futbollistët mund të ndryshojnë edhe ekipin kombëtar tani e tutje. Ata mund të zgjedhin të përfaqësojnë një vend, edhe pse më parë mund të kenë luajtur me një tjetër. Ky është rregulli i ri që ka hyrë tashmë në fuqi dhe që përbën një kthesë epokale për shumë futbollistë.

Duhet thënë se për të ndryshuar kombëtaren ka disa rregulla precize. Një futbollist mund të vendosë të ndryshojë kombëtare, nëse së pari zotëron pasaportën e federatës që dëshiron të përfaqësojë. Një rregull tjetër është se në momentin kur do të luajë ndeshjen e fundit zyrtare të një kompeticioni me kombëtaren e mëparshme, nuk duhet të jetë më shumë se 21 vjeç.

Po ashtu, lojtari duhet të ketë luajtur maksimumi 3 ndeshje ndërkombëtare me kombëtaren e mëparshme, si në kompeticione zyrtare, ashtu edhe miqësore. Dhe në fund, duhet të kalojnë të paktën tre vjet nga momenti kur lojtari në fjalë ka luajtur ndeshjen e fundit ndërkombëtare. Edhe këtu bëhet fjalë për kompeticione zyrtare dhe jo zyrtare.

Munir El Hadadi, kur debutonte me Spanjën e trajenrit Del Boske. Gazeta Si, 19 shtator 2020

Një nga shembujt më të njohur të viteve të fundit është ai i Munir El Hadadit, që aktualisht luan me Seviljen. Ai ka lindur në Spanjë nga prindër marokenë. Në vitin 2014 luajti 13 minuta me Spanjën kundër Maqedonisë së Veriut. Këto minuta e mbajtën të lidhur me Spanjën dhe nuk mundi të luante në Botërorin e 2018-ës me Marokun, kur vinte pas një sezoni shumë të mirë me Alaveshin, me 10 gola të shënuar. Tani, me rregullin e ri, raste si ky nuk do të ketë më.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë