Vende dhe Udhetime

Vendi që do të ‘rrëmbejë’ një milion turistë për fundjavën e Pashkëve

Një milion turistë pritet të vijnë në Holandë për fundjavën e Pashkëve, tha të enjten bordi holandez turistik NBTC.

‘Dy të tretat e vizitorëve do të vijnë nga Gjermania dhe 25% nga Belgjika,’ tha drejtori i byrosë së turizmit, Jos Vranken. Bregdeti, i nxitur nga moti i ngrohtë, dhe fushat e tulipanëve, të cilat aktualisht janë në lulëzim të plotë, janë arsyeja kryesore që vizitorët zgjedhin këtë vend. Shumë prej tyre preferojnë atraksione turistike si muze apo site të tjera kulturore,

Në total, turistët do të shpenzojnë rreth 800 milion euro gjatë pushimit 3 ose 4 ditësh.

Parashikuesit e motit holandez thonë se do të ketë katër ditë me diell të ndezur gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperaturë që arrin deri në 22 gradë.

Por, ndërsa adhuruesit e luleve dhe fotografitë që ata ndajnë në rrjetet sociale janë reklamë falas për turizmin e vendit, industria e këtyre luleve po ‘dëmtohet’ pa dashje prej tyre. Kjo, pasi njerëzit preferojnë të zhvendosen në brendësi të fushave për të shkrepur fotografi, duke i dëmtuar në këtë mënyrë ato.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë