Vende dhe Udhetime

Vendi me statujën më të lartë në botë

India është vendi që ka realizuar statujën më të lartë në botë, pas përurimit të statujës më të lartë në botë që portretizon një nga themeluesit e Indisë, Sardar Vallabhbhai Patel.

Në një lartësi prej 240 metrash, statuja e hekurit dhe bronzit është dyfishi i madhësisë së Statujës së Lirisë në SHBA dhe kushton 420 milionë dollarë për të ndërtuar.

Kjo do të jetë statuja më e lartë në botë, duke mposhtur Tempullin e Pranverës të Kinës, që është 153 metra.

Kryeministri indian Narendra Modi ka thënë se kjo statujë e unitetit do të jetë një vend tejet atraktiv për turistët.

“Kjo statujë është simbol i integritetit dhe vendosmërisë së Indisë” është shprehur Modi në ditën e inaugurimit.

https://www.youtube.com/watch?v=_uEqvKevkSM

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë