Vende dhe Udhetime

Vendi më i mirë për të kaluar pushimet dimërore 2018

Meqë dimri po afron dhe jeni në dilemë se ku mund të kaloni pushimet dimërore, atëherë një opsion i mirë mund të jetë Çikago. Sipas një studimi të WalletHub, ky është destinacioni më i mirë për pushimet dimërore për vitin 2018.

Ekspertët krahasuan 130 prej zonave më të populluara amerikane me gjashtë faktorë të ndryshëm për të përcaktuar renditjen: kostot e udhëtimit, kostoja në destinacione, atraksionet, moti, aktivitetet dhe siguria. Dhe përfundimi ishte se Çikago është numri 1 në nga të gjitha vendet e tjera.

Zona e Uashington D.C u rendit në vendin e dytë, e ndjekur nga Atlanta, Cincinnati dhe Nju Jorku. Cincinatti ka koston më të ulët lokale, ndërsa Nju Jorku u rendit si një ndër destinacionet më të mira për atraksionet e tij.

Eksperti i udhëtimeve Deepak Chhabra thotë se pushimet dimërore po fitojnë gjithnjë e më shumë popullaritet.

Sportet e dimrit janë mjaft të kërkuara, kërkesat janë rritur edhe për llojet e tjera të përvojave në vendpushimet e dimrit si gastronomia, trashëgimia dhe jeta shoqërore si dhe shërbimet spa", tha ai.

Çikago është një nga vendet më perfekte për këtë periudhë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë