Jeta në një nga qytetet më të populluara të botës mund të jetë rraskapitëse, prandaj banorët e Shangait janë gjithmonë në kërkim të mënyrave për t'i shpëtuar ndërtesave të larta dhe trafikut të madh të qytetit. Një opsion që banorët kanë filluar të zgjedhin është qyteti historik Suzhu, i cili ndodhet vetëm 100 km larg Shangait.
I themeluar në vitin 514 p.e.s, nga Mbreti Helu i Mbretërisë së Wu, Suzhou është një nga qytetet më të vjetra dhe më të begatë të Deltës së Yangtzit. I vendosur në mes të lumit Yangtze në veri dhe Liqenit Taihu në perëndim, që do të thotë që qyteti gjithmonë kishte një furnizim të bollshëm me ujë, i cili ushqeu kanalet dhe kopshtet klasike.
Kopshtet e para u ndërtuan në shekullin e 6-të para Krishtit, Sozhu është një nder vendet që veçohet edhe për toka shumë pjellore. Sozhu njihet edhe për kopshtin Humble që gjendet në veri të lagjes historike. Parku i izoluar prej 52,000 m2 , është vendi ku poeti Wang Xiangcheng zgjodhi për të kaluar pleqërinë e tij.
Nga portat hyrëse të gjata, një labirint i rrugëve me kalldrëm që çon në pavionet e vogla të shpërndara nëpër kopsht në kodra të ulëta, shkëmbore; kulmet e tyre të lakuar që sigurojnë hije për vizitorët që mbështeten në këto kolona prej druri. Në qendër të kopshtit ishin një numër pellgjesh, të ndërlidhura përmes rrjedhave të ngushta që rrjedhin nën urat simpatike, të mbushura me peshq të portokallit dhe argjendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.