Vende dhe Udhetime

Vendet që ju shpëtojnë nga grackat e jetës moderne

Nëse faqet të ndryshme në rrjetet sociale ju sugjerojnë një vizitë në një nga metropolet më të mëdha, udhëtimin tuaj mund ta realizoni por duke zgjedhur tjetër destinacion. Një udhëtim në një qytet të çuditshëm është antidot i përsosur për ata që adhurojnë udhëtimet.

Chefchaouen, Marok
I vendosur në malet Riff të veriperëndimit të Marokut, ky fshat i mrekullueshëm u themelua si një fortesë në shekullin e 15-të. Këto ditë, do të ndjeni një mishmash miqësor në rrugët me kalldrëm të veshur me qeramikë.


Yangshuo, Kinë
Sure, qendra e qytetit për momentin nuk duket shumë turistike, por me një biçikletë ose me një varke, ju mund të shijoni magjinë e bukurisë që ofron ky vend. Malet e pjerrëta dalin përmes mjegullës, pleq me mjekër dhe kapele konike dalin buzë lumenjve për të peshkuar, ndërsa do të shihni edhe tufat e zogjve që vërviten në qendrën e qytetit.


Lalibela, Etiopi
Kishat me gurë në Lalibela kanë një strukturë mjaft të veçantë. Këto struktura të shenjta mbresëlënëse janë gdhendur nga shkëmbi i pastër, ndërtesat i japin qytetit një ajër të vërtetë mistik.


Santorini, Greqi

Mbreti i padiskutueshëm i ishujve grekë, Santorini është i njohur për vendbanimet e panumërta të tij të zbukuruara me nuanca të bardha që ekspozojnë ujërat verbuese të Detit Mesdhe. Dhe pavarësisht se mirëpret një ushtri turistësh çdo vit, ishulli ende arrin të mbajë një ndjenjë magjike të qytetit të vogël.


Huacachina, Peru

A keni kërkuar ndonjëherë që të vizitoni një oazë të vërtetë, në mes të shkretëtirës? Epo, këtu është shansi juaj – zgjidhni këtë qytet të pabesueshëm peruan.


Bryzh, Belgjikë
Evropa është e mbushur me fshatra mesjetare që duken si vende përrallore, por pak janë aq të mahnitshëm sa qyteti historik i Belgjikës në Bryzh.


Hallstatt, Austri
Një liqen i shndritshëm dhe majat e maleve mbuluara me pyje janë pjesë e bukurisë së Hallstatt, një vend i mrekullueshëm austriak dhe me një ndjenjë të veçantë evropiane.


Dubrovnik, Kroaci
I njohur për famën ndërkombëtare për kështjellën e saj mahnitëse në ujërat e Detit Adriatik, nuk është çudi që ky është një vend i çmuar në kurorën e turizmit të Kroacisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë