Vende dhe Udhetime

Vendet me tregjet më të bukura të Krishtlindjeve

Meqë Krishtlindjet po afrojnë dhe ideja se çfarë do të zgjedhim këtë vit për të dekoruar ambientin e shtëpisë apo punës tonë na mundon, është koha që më përpara të bëni një udhëtim në 15 destinacionet që ofrojnë tregjet më të bukura të Krishtlindjeve.

Gjermania është zemra e tregjeve të Krishtlindjeve, në Leipzig të Gjermanisë ju mund të zgjoni emocionet festive.

LEIPZIG, Gjermani- qyteti njihet si një nga tregjet më të vjetra të Krishtlindjeve të Gjermanisë, të gjitha të vendosur kundër një sfondi gotik. Muzika dhe arti janë pjesë e apelit gjithashtu.

LUCERNE, Zvicër- në këtë vend keni mundësinë të zgjoni magjinë e festave. Çdo rrugë e qytetit e mbushu me drita dhe shkëlqime që shndërrisin çdo moment. Një dyqan i shndërruar në një kalendar gjigant të adventit, me një dritare të re që hapet çdo ditë.

STOCKHOLM, Suedi- Suedezët e dinë se si të festojnë Krishtlindjet, çdo objekt rreth qytetit është zbukuruar.

CHIKAGO, Usa- Magjia e festave çdo vit është ndryshe e veçantë në Chikago, ndaj një udhëtim në këtë vend do të jetë një “strehim”emocionues për periudhën e festave.

SALZBURG, Austri- Zakonisht ky vend është i mbuluar me borë në periudhën e festave të fundvitit, gjq që i shton akoma më shomë magjinë festave. Mos harroni është vendlindja e Mozart dhe statusi i tij do të thotë se ka kore festive në çdo kohë.

ANTWERP, Belgjikë, Antwerp ka tregun më të mirë të Krishtlindjeve në Belgjikë, sipas fotografes së Daly Mail sipas Sarah Turner, e cila ka vizituar dhjetra vende të ndryshme neper botë.

FREIBURG, Gjermani- Qyteti mesjetar i Freiburgut ka shumë bukuri, sidomos gjatë sezonit festiv.

STRASBURG, Francë- Strasburgu ka pasur një treg të Krishtlindjeve që nga viti 1570. Në këtë vend gjeni tregje të mbushura me shumëllojshmëri dekoresh.

AARHUS, Danimarkë- ky vend është si një muze i veçantë sa i përket tregut të Krishtlindjeve.

ZAGREB, Kroaci- Ky vend mbetet gjithmonë i veçantë për tregun e Krishtlindje për shkak të çmimeve që ofron ky treg.

LUKSEMBURG- Rrugët e këtij vendi, nuk janë të mbushura vetëm me dekorime festive dhe dyqane astesh, në të mund t gjeni dyqane të pafundme ëmbëlsirash që janë enkas për festat e fundvitit.

PALMERMO, Itali- Tregjet e Krishtlindjeve janë mjaft të veçanta në Itali, vendi që veçohet më shumë është Palmermo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë