Treg

Vendet më të mira ku femrat mund të punojnë

Nëntë prej 10 vendeve më të mira të OECD për të punuar femrat janë në Europë dhe dy prej tre më të mirave janë vende nordike.

Edhe pse është bërë progress në vende të tjera të botës për të mbushur hendekun gjinor në punësim, ende mbetet shumë punë për të bërë. Kjo sipas “ Indeksit “PwC Women in Work 2019”, raport i cili identifikon një përmirësim gradual për fuqizimin ekonomik të femrës në vendet e OECD.

Dy vendet e para jannë të pandryshueshme, kun ë vendin e parë qëdron Islanda si performuesja më e mirë e përforcuar nga një rritje e pjesëmarrjes së femrave në fuqinë punëtore dhe një rënie në shkallën e papunësisë të femrave. Një prej arsyeve që Suedia ka vazhdimisht një performancë të lartë është legjislacioni i saj progresiv për lejet prindërore, që inkurajon meshkujt për të përdorur mundësinë e tyre për të pushuar dhe mbajtur foshnjen.

Në pjesën tjetër të 10 vendeve më të mira, ju do të prisnit vendet nordike, por Norvegjia për shembull është zëvendësuar nga Sllovenia në pesëshen më të mirë, e cila ka shtuar numrin e të punësuarave femra.

Zelanda e re, i vetmi vend joeuropian në vendet e OECD në top 10, renditet në vendin e tretë – si asnjëhrë më parë në këtë raport. Luksemburgu dhe Polonia gjithahstu kanë bërë përmirësime domethënëse, drejt ngushtimit të hendekut gjinor të pagave dhe një reduktim të madh të shkallës së papunësisë në ardhët e femërave.

Megjithatë, Portugalia, SHBA dhe Austria kanë rënë ndjeshëm në renditje; Portugalia pa një rritje të konsiderueshme në hendekun gjinor të pagave, ndërkohë që SHBA dhe Austria përjetuan një rënie respektivisht në pjesëmarrjen e fuqisë punëtore dhe punësimin me kohë të plotë.

PwC gjithashtu observoi performancën relative të dy vendeve që nuk bëjnë pjesë në OECD-Kinë dhe Indi.

Kina do të ishte renditur midis Sllovakisë (26) dhe Japonisë (27). Ajo ka një mesatare më të madhe se mesatarja (në mesin e vendeve të OECD-së) e hendekut gjinor për pagat prej 25%, e shoqëruar me një përqindje relativisht të lartë të të punësimit të garve me orar të plotë - në 89%.

Ndërkohë, India do të renditej në fund të indeksit PwC. Ka një hendek të konsiderueshëm gjinor të pagave prej 36% (më i lartë se çdo komb tjetër i OECD) dhe nivele relativisht të ulëta të pjesëmarrjes së femrave në fuqinë punëtore. Nëse India mund të punësojë femra deri në të njëjtin nivel me Suedinë (69%), mund të gjenerojë një shtesë prej 7 trilion dollarësh - rreth 79% të PBB-së së Indisë.
Burimi: World Economic Forum


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë