Vende dhe Udhetime

Vendet më të lira europiane që mund të vizitoni në vjeshtë

Mjafton dëshira për të udhëtuar dhe në çdo periudhë mund të gjejmë vende ideale që mund të vizitojmë.

Ndonëse vera iku, por kjo nuk do të thotë se vjeshta nuk është ideale për pushime.

 Nëse keni planifikuar të bëni ndonjë udhëtim  këtë periudhë , Europa ofron vende mjaft të bukura dhe njëkohësisht edhe të lira.

Sipas një raporti të Barometrit të Kostove të Qyteteve, bazuar në shitjet e shërbimeve financiare me pakicë,  kryeqyteti serb, Beogradi, është qyteti më i lirë për të vizituar në Europë këtë vjeshtë.

Nga 46 qytetet europiane të analizuara, nëntë të tjerë bëjnë top-listën 10, kryesisht të vendosur në Europën Lindore. Top 10 destinacione të përballueshme europiane u përzgjodhën në bazë të kostos mesatare të një fundjave në çdo qytet:  “Nëse e shihni Beogradin si një mundësi udhëtimi në tetor, planifikoni një buxhet me rreth 173 dollarë, që është 12% më pak se destinacioni më i lirë i vitit të kaluar, Krakovi i Polonisë. Ky çmim nuk përfshin biletën, prandaj duhet të planifikoni në përputhje me rrethanat për të llogaritur këtë kosto shtesë”, sipas thepointsguy.com.

Udhëtarët duhet të dinë, megjithatë, se çmimet e fluturimit për disa destinacione europiane në listë – edhe pse jo në Beograd – janë në fakt më të lira në vjeshtë. Motori i kërkimit të fluturimit Skyscanner tha se në Varshavë (nr. 5) udhëtarët në vjeshtë mund të kursejnë afro 186 dollarë në fluturime, ndërsa kursimet në fluturime drejt Athinës janë edhe më të mëdha: më shumë se 206 dollarë.

Polonia, Lituania, Rumania, Greqia, Rusia, Sllovakia, Portugalia dhe Austria këto janë destinacionet që mund të vizitoni dhe pa shpenzuar shumë para.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë