Vende dhe Udhetime

Vendet më romantike në Ballkan, mes tyre edhe riviera shqiptare

Ballkani është ende një destinacion i pazbuluar në Evropë. Ky cep në juglindje të Evropës ka shumë vende të veçanta sidomos nëse bëhet fjalë për një pushim disa ditor në çift. Nëse dëshironi të zbuloni një destinacion të ri dhe të kaloni disa ditë pushime tuaja romantike të përballueshme, këto janë vendet më të mira në Ballkan për ta bërë këtë, mes tyre është edhe riviera shqiptare.


Riviera Shqiptare
Riviera shqiptare ende është e panjohur për të huajt, por me ujin e pastër dhe plazhet, është një vend i përkryer për një pushim romantik. Mënyra më e mirë për të eksploruar është të marrësh me qira një makinë dhe të vozisësh vetëm përgjatë bregut, duke ndaluar kudo për të shijuar një plazh të egër shkëmbor. Vetë Shqipëria është një xhevahir për eksploruesit e vërtetë, i përshtatshëm për ato çifte që kanë nevojë për diçka më shumë se një plazh dhe një koktej.


Liqeni Bled, Slloveni
Liqeni Bled është një nga vendet më piktoreske në Ballkan, ku çiftet mund të ndajnë së bashku momente të ëmbla. Sa i përket akomodimit ka një sërë opsionesh, nga hotelet luksoze deri tek bujtinat. Liqeni është i bukur në të gjitha stinët, gjë që e bën atë një nga destinacionet më të mira të muajve të mjaltit. Ndodhet 50 km nga kryeqyteti Lubjanë dhe 50 km nga kufiri italian, duke ofruar kështu një sërë mundësish për udhëtime ditore dhe eksplorime të mëtejshme.


Dubrovnik, Kroaci
Dubrovniku është krenaria e Kroacisë dhe parajsa e destinacioneve. Vija bregdetare e këtij qyteti të vjetër, muret e të cilit tregojnë historitë e së kaluarës dhe një numër vendesh me pamje spektakolare e bëjnë atë destinacionin më perfekt. Çiftet mund të marrin me qira një varkë ose një jaht dhe të eksplorojnë ishujt e vegjël përreth me ritmin e tyre. Fakti që në këtë vend është luajtur Game of Thrones e ka bërë atë jashtëzakonisht të vizituar dy vitet e fundit.


Santorini, Greqi
Santorini me të vërtetë nuk ka nevojë për prezantim- pasi ka fituar popullaritetin botëror si një nga ishujt më të bukur grekë me disa nga pikat më mahnitëse. Edhe nëse nuk bëni asgjë në veçanti, vetëm duke ecur lart e poshtë në shkallët e lyer me gëlqere në mesin e shtëpive të bardha dhe blu ose duke eksploruar plazhet e bukura do të ndiheni sikur jeni në qiell.


Mostar, Bosnje dhe Hercegovinë
Edhe pse Mostari u dëmtua rëndë gjatë Luftërave Ballkanike në vitet 1990, ky vend ka rifituar bukurinë dhe pamjen e moshës së mesme dhe është një vend i përkryer dhe me arkitekturë mahnitëse.

Sibiu, Rumani
Sibiu është pjesë e rajonit historik rumun të Transilvanisë. Rumunët, gjermanët dhe hungarezët kanë jetuar këtu, duke lënë gjurmët e tyre. Qendra historike e Sibiut ndihet si një mjedis zanash për shkak të kullave, shtëpitë shumëngjyrëshe dhe rrugët e pastra janë gjithashtu një ndër arsyet që tërheq çiftet.


Plovdiv, Bullgari
Rrugët me kalldrëm të qytetit të vjetër Plovdiv ju çojnë deri në majë të një kodre me një panoramë fantastike. Qyteti i dytë më i madh në Bullgari krenohet me një mori shtëpish me ngjyra të ndezura. Nëse e vizitoni atë me gjysmën tuaj më të mirë gjatë verës, do të shijoni shfaqje dhe festivale të ndryshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë