Vende dhe Udhetime

Vendet me më pak turistë

Gjithmonë shkruhet për vendet më të bukura të cilat “thithin” vizitorë nga e gjithë bota, por veç vendeve turistike shumë të njohura, ka edhe disa vende të cilët janë destinacionet më pak të zgjedhura nga turistët.

Për shembull, Banglandeshi është destinacioni turistik më pak i vizituar në botë, sipas një sondazhi të Bankës Botërore. Me më shumë se 160 milionë banorë dhe vetëm 125,000 turistë në 2017, ky shtet vizitohet vetëm nga 1,273 turistë.

Me plazhet e shkëlqyera, Bangladeshi konsiderohet si një destinacion i mundshëm turistik. Megjithatë, për shkak të frikës së sigurisë dhe situatës politike, njerëzit shpesh nuk vendosin ta vizitojnë.
Pas Bangladeshit, lista e 10 vendeve më pak të vizituara vazhdon me Guinenë, Moldavinë, Indinë, Sierra Leonen, Nigerinë, Etiopinë, Çadin, Madagaskarin dhe Malin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë