Vende dhe Udhetime

Vendet më frymëzuese në botë

Nuk është një vendim i thjeshtë për t'u marrë se cili do të jetë destinacioni i radhës për t’u vizituar. Nëse jeni një person që ju pëlqen të eksploroni vende të ndryshme dhe jeni gjithmonë në kërkim të destinacioneve të veçanta, më poshtë ju sjellim listën e vendeve që janë frymëzuese për këdo që shkel në to.

Milford Sound, Zelanda e Re
Duke tërhequr më shumë se 750,000 vizitorë – në vit, shpesh është quajtur si “Mrekullia e tetë e botës”. Pamja që ofron ky vend është magjike. Ky vend ofron ujëvara të mrekullueshme si dhe natyrë unike. Për të dashuruarit me natyrën ky është një destinacion perfekt.

Isle of Skye, Skoci
Një vend me male të gjelbërta, kështjella dhe një bukuri të thyer natyrore, të mbushur me folklor dhe legjende lokale. Ishulli i Skye, është ishulli i dytë më i madh i Skocisë. Eksploroni me makinë, motor, biçikletë ose këmbë dhe jini të përgatitur për një përvojë që do t’ju bëjë të ndiheni sikur jeni jashtë botës.


Ha Long Bay, Vietnam
Një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Ha Long Bay tërheq miliona turistë në vit për një arsye. Ha Long në vietnamisht do të thotë 'dragua zbritës' dhe, sipas një legjende të lashtë, rajoni u krijua kur një kafshë e madhe hyri në det, duke e prerë gjirin nga shkëmbinjtë, ndërsa ai kaloi rrugën e tij përmes ujit. Me afërsisht 2,000 maja gurësh gëlqerorë është një vizion përrallor.

Na Pali Coast, Kauai, Hawaii
Rreth pesë milionë vizitorë grumbullohen në ishullin më të vizituar Hawaii të Oahu çdo vit, ishulli më i vogël dhe më i njohur i shtetit, njihet për disa nga brigjet më spektakolare në botë. Ky vend krenohet për plazhe të bukura, ujëvarat dhe shpella të fshehura detare. Bregu Na Pali është plot me bukuri të jashtëzakonshme natyrore dhe do të lërë një përshtypje të qëndrueshme.

Serengeti, Tanzani
Nëse keni ëndërruar të shkoni në një safari, ky është vendi i duhur. Parku Kombëtar i Serengetit në Tanzani është i pakrahasueshëm për bukurinë e saj natyrore dhe vlerën piktoreske. Një gjë është e sigurte se kafshët e egra që ndodhen në këtë vend do t’ju mahisin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë