Vende dhe Udhetime

Vendet ku mund të kaloni pushimet verore me pak shpenzime

Nuk i keni rezervuar akoma pushimet tuaj të verës? Mos u shqetësoni, nuk është vonë për të prenotuar një pushim të përballueshëm dhe ka shumë destinacione emocionuese ndërkombëtare ku mund të udhëtoni dhe me një buxhet të përballueshëm.
Eksperti i udhëtimit dhe agjentit Kevin Dern, ka ndarë disa këshilla për planifikimin e një pushimi veror që është i përballueshëm për buxhetin tuaj.

Së pari. Mos planifikoni të udhëtoni në qytetet e mëdha turistike. "Qytetet e mëdha turistike të Evropës Perëndimore, si Parisi, Roma dhe Londra shpesh janë të mbiçmuara në verë, prandaj është më mirë t’i zgjedhim këto qytete në një periudhë tjetër të vitit’, thotë Dern, i cili ka mbi 15 vjet eksperiencë në industrinë e udhëtimit.

Sapo të udhëtoni, Dern rekomandon të hani aty ku hanë edhe banorët e qytetit. Mos zgjidhni restorantet e hotelit për të ngrënë drekat dhe darkat.

“Një tjetër opsion është blerja e paketave nga kompanitë e njohura të udhëtimit që mund t’ju shpëtojnë shumë para të hedhura dëm si për biletën e fluturimit ashtu dhe për akomodimin’’ thotë Dern.

Kërkimi i një agjenti lokal i cili është i specializuar në llojin e udhëtimit që dëshironi të bëni dhe mund t'ju ndihmojë të krijoni një itinerar më të personalizuar dhe t'ju informojë për marrëveshjet që mund të mos jenë të disponueshme nëpër vendet më të mëdha të udhëtimit.

Kur është fjala për logjistikën e udhëtimit, Kevin rekomandon që TSA Pre-Check, i cili për vetëm 85 dollarë ju lejon të fluturoni drejtpërsëdrejti me sigurinë e aeroportit për 10 vitet e ardhshme. Ai gjithashtu sugjeron blerjen e një ditë kalimi në një sallë pritjeje ajrore në qoftë se ju keni një udhëtim jashtëzakonisht të gjatë aeroport. Për vetëm 50-60 dollarë për person, ju merrni qasje në një sallë pritjeje të madhe dhe të qetë , wi fi falas me shpejtësi të lartë, priza elektrike kudo dhe vende të qeta nëse dëshironi të lexoni apo punoni diçka në kompjuterin tuaj. Ata gjithashtu kanë snacks falas, kafe, pije dhe nganjëherë birrë dhe verë!

Përsa i përket destinacioneve, ai zgjedh të veçojë, Bolonia në Itali, pasi për të ky qytet i bukur në veri të Italisë është i mbushur me gurë të fshehur, histori dhe shumë atraksione të tjera, shumica e të cilave janë të hapura për publikun dhe nuk kërkojnë një turne. Përsa i përket kulinarisë, ajo është e një rangu botëror duke ju ofruar një shumëllojshmëri zgjedhjesh. Në Piazza di Porta Ravegnana, gjendet qendra më e njohur e qytetit, Dy Kullat. Të ndërtuara për të qenë binjake, tani nuk duken më tilla, pasi njëra prej tyre është e përkulur dhe është zhytur në tokë, por ju akoma mund të ngjiteni në kullën tjetër nëse doni, pasi ja vlen të shihni pamjen spektakolare që ju ofron.

Gjithashtu Dern si destinacionin e radhës veçon Portugalinë, pasi fluturimet drejt këtij vendi janë relativisht të arsyeshme gjatë muajve të verës. Nëse shkoni direkt për në Lisbonë ai këshillon që të merrni trenin drejt Porto, një qytet bregdetar në Portugalinë Veriperëndimore.

Eksperti gjithashtu sugjeron Montrealin e Kanadasë, i cili është qytet i mbushur me arkitekturën franceze, rrugët me kalldrëm dhe një shumëllojshmëri ushqimesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë